Djaloshi shqiptar realizon ëndrrën e tij, futet në fushë dhe takon Mbappe - Gazeta Express
string(72) "djaloshi-shqiptar-realizon-endrren-e-tij-futet-ne-fushe-dhe-takon-mbappe"

Sport

Gazeta Express

20/01/2025 11:14

Djaloshi shqiptar realizon ëndrrën e tij, futet në fushë dhe takon Mbappe

Sport

Gazeta Express

20/01/2025 11:14

Reis Fejzi, një djalosh i talentuar 10-vjeçar nga Gostivari, ka realizuar ëndrrën e tij duke udhëtuar në Madrid për të ndjekur ndeshjen ndërmjet Real Madrid dhe Las Palmas (4-1).

Por, kjo nuk ishte vetëm një udhëtim për futboll, pasi Reis kishte një objektiv të veçantë: të takonte yllin botëror, Kylian Mbappé.

Pas përfundimit të ndeshjes, kur arbitri vërshëlleu për mbylljen e saj, Reis, i mbushur me guxim dhe pasion, u drejtua menjëherë drejt fushës.

Pavarësisht sigurimit, ai arriti të driblojë dhe të afrohet pranë Mbappé, me të cilin shkëmbeu disa fjalë. Ai i tha yllit francez se e admiroi shumë dhe ishte një tifoz i madh i tij.

Kjo përpjekje e guximshme e vogëlushit u shpërblye me një dhuratë të veçantë – një fanellë të Real Madridit, të cilën vetë Mbappé ia dorëzoi si kujtim nga ky takim i paharrueshëm.

Ky moment magjik në Madrid është një shtysë e madhe për Reis Fejzin, i cili ka një ëndërr të madhe: të bëhet një futbollist i njohur dhe me famë botërore, si Kylian Mbappé.

Advertisement
Advertisement
Advertisement