Krasniqi: Fushata e VV-së “reality show”, Kurti në vend të programit po ofron anekdota - Gazeta Express
string(82) "krasniqi-fushata-e-vv-se-reality-show-kurti-ne-vend-te-programit-po-ofron-anekdota"

Lajme

Gazeta Express

19/01/2025 19:22

Krasniqi: Fushata e VV-së “reality show”, Kurti në vend të programit po ofron anekdota

Lajme

Gazeta Express

19/01/2025 19:22

Ka kaluar një javë e fushatës zgjedhore.

Partitë politike zhvilluan shumë tubime anëkend Kosovës duke takuar qytetarët dhe simpatizantët.

Albert Krasniqi, nga Demokracia Plus e ka kritikuar ashpër fushatën e zhvilluar nga Lëvizja Vetëvendosje.

Krasniqi në emisionin javor Info Magazine në Klan Kosova e cilësoi fushatën e LVV-së si një “reality show”.

Ai tha se kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në vend të programit konkret po iu tregon anekdota qytetarëve.

“Në mungesë të programit politik po ofrohet program artistik. Nëse i shohim tubimet e Lëvizjes Vetëvendosje, nuk ka premtim për ndryshim ose përmirësim të jetës së qytetarëve, por është në anekdota, në sllograne “E kam takuar një plak” apo çfarë i ka thënë ku secili mundohet ta marrë një pjesë nga programi, duke kënduar e recituar”, tha Krasniqi.

“Një “reality show” që po paraqitet> Me siguri do ta bëjnë edhe me pagesë për të hyrë qytetarët që të argëtohen”, theksoi ai.

Krasniqi tha se LVV-ja po mundohet që t’i mbulojë dështimet e katër viteve me akuza ndaj opozitës dhe me gjuhën përçarëse.

Advertisement
Advertisement
Advertisement