Visar Azemi: Ferizaj është në terr se e kanë shkatërru KOSTT-in, energjia është projekti kryesor i LDK-së - Gazeta Express
string(103) "visar-azemi-ferizaj-eshte-ne-terr-se-e-kane-shkaterru-kostt-in-energjia-eshte-projekti-kryesor-i-ldk-se"

Lajme

Gazeta Express

18/01/2025 23:27

Visar Azemi: Ferizaj është në terr se e kanë shkatërru KOSTT-in, energjia është projekti kryesor i LDK-së

Lajme

Gazeta Express

18/01/2025 23:27

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Visar Azemi, ka paraqitur në Pressing të T7 planin e Rrugës së Re për sektorin energjetik, teksa ka akuzuar pushtetin se e ka lënë pas dore këtë sektor.

Azemi ka thënë se Ferizaj përballet me reduktime për shkak që KOSTT-i nuk e kanë lëshuar nënstacionin, duke shtuar se partia në pushtet e “shkatërruar këtë ndërrmarrje publike”

‘Nuk mund të flasësh për zhvillim të sektorit privat nëse nuk e ke rregullu çështjen e sektorit energjetik në vendit, sepse ajo i duhet me i dhanë mundësi zhvillimit. Energjia është një ndër projektet kryesore të qeverisë Abdixhiku. Ne kemi probleme të furnizimit me energji. Sot kemi mos përmbushje të punëve nga KOSTT-i, nga KEK-u. Sot nuk e ke të lëshuar në punë nënstacionin në Ferizaj, dhe Ferizaj përballet me reduktime të ashpra të energjisë elektrike. Këta e kanë shkatërrua një ndërmarrje publike të jashtëzakonshme, me njerëzit që i kanë çu në krye të kësaj ndërmarrje. Kryeshefi ekzekutiv del thotë nuk kemi energji elektrike për shkak të zhvillimit ekonomik në vend. Për cilin zhvillim ekonomik je ka fol o burrë’’, ka thënë ai.

Më tej, ai ka thënë se me LDK-në në Qeveri do të ndërtohet termocentrali me gaz në Ferizaj, si zgjidhje e përhershme e furnizimit me energji elektrike.

Advertisement
Advertisement
Advertisement