Me armë zjarri dhe kokainë me vete, arrestohet 50-vjeçari në Tiranë - Gazeta Express
string(66) "me-arme-zjarri-dhe-kokaine-me-vete-arrestohet-50-vjecari-ne-tirane"

Shqiperi

Gazeta Express

18/01/2025 13:00

Me armë zjarri dhe kokainë me vete, arrestohet 50-vjeçari në Tiranë

Shqiperi

Gazeta Express

18/01/2025 13:00

Një 50-vjeçar, i cili lëvizte i armatosur dhe me lëndë narkotike me vete është arrestuar nga policia e Tiranës.

Në pranga ka rënë edhe drejtuesi i automjetit që e shoqëronte për moskallëzim krimi.

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shigjeta”, pas informacioneve se dy shtetas po lëviznin të armatosur, në automjet, në rrugën “Ramazan Demneri”, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Again”, për kapjen e tyre.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin M. D. dhe pasagjer shtetasin E. G.

Gjatë kontrollit fizik të shtetasit E.G, shërbimet e Policisë “Shigjeta” gjetën e sekuestruan një armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe një sasi lëndë narkotike kanabis.

Në vijim të veprimeve procedurale, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr.2 u arrestuan në flagrancë shtetasit: E.G, 50 vjeç, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prodhim dhe shitja e narkotikëve” si dhe M.D, 40 vjeç, për veprën penale “Moskallëzim krimi”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement