Një aksident tragjik ka ndodhur në kantierin e ndërtimit të Aeroportit të Vlorës gjatë natës së së premtes, ku një shofer kamioni ka humbur jetën si pasojë e një përplasjeje nga një fadrome.
Dyshohet që personi i moshës rreth 55-vjeç është goditur nga një fadromë sapo ka zbritur nga kamioni. Si pasojë, ai ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Policia ka mbërritur në vendin e aksidentit dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Drejtuesi i fadromës është shoqëruar dhe po pyetet për rrethanat e aksidentit.
Reisebüro Prishtina ofron shërbime të sigurta, të shpejta dhe të besueshme, duke mbetur zgjedhja kryesore për ata që udhëtojnë nga...