Ragip Xhaka nderon heronjtë Kadri Zeka, Jusuf dhe Bardhosh Gërvalla në 43-vjetorin e rënies - Gazeta Express
string(90) "ragip-xhaka-nderon-heronjte-kadri-zeka-jusuf-dhe-bardhosh-gervalla-ne-43-vjetorin-e-renies"

Zgjedhjet

Gazeta Express

17/01/2025 19:53

Ragip Xhaka nderon heronjtë Kadri Zeka, Jusuf dhe Bardhosh Gërvalla në 43-vjetorin e rënies

Zgjedhjet

Gazeta Express

17/01/2025 19:53

Sot, në përkujtim të 43-vjetorit të rënies së heronjve Kadri Zeka, Jusuf dhe Bardhosh Gërvalla, u mbajtë një takim në kullën e Kadri Zekës, ku morën pjesë qytetarë, familjarë dhe figura të njohura publike. Tre heronjtë, të njohur për guximin dhe sakrificën e tyre në luftën për liri dhe drejtësi, mbeten një frymëzim i përhershëm për popullin shqiptar.

Në këtë ceremoni të rëndësishme mori pjesë edhe Ragip Xhaka, i cili me emocion foli për rëndësinë e ruajtjes së kujtimit të këtyre tre heronjve që dhanë jetën për atdhe. Xhaka theksoi se sakrifica e Kadri Zekës, Jusuf dhe Bardhosh Gërvallës është një shembull i pavdekshëm i dashurisë për lirinë. Ai vlerësoi kontributin e tyre të përbashkët në luftën për çlirim dhe drejtësi, duke kujtuar se ata u flijuan së bashku për një të ardhme më të mirë për popullin shqiptar.

“Kadri Zeka, Jusuf dhe Bardhosh Gërvalla ishin dhe do të mbeten simbole të guximit dhe sakrificës. Kujtimi i tyre na obligon të vazhdojmë rrugën e drejtësisë dhe lirisë,” u shpreh Xhaka gjatë fjalimit të tij.

Lavdi e përjetshme heronjve Kadri Zeka, Jusuf dhe Bardhosh Gërvalla!

Advertisement
Advertisement
Advertisement