“Bashkëpunëtor i bandave të Elbasanit”, Berisha akuzon Prodën: Drejtësia i ka sekuestruar telefonin - Gazeta Express
string(95) "bashkepunetor-i-bandave-te-elbasanit-berisha-akuzon-proden-drejtesia-i-ka-sekuestruar-telefonin"

Shqiperi

Gazeta Express

17/01/2025 18:26

“Bashkëpunëtor i bandave të Elbasanit”, Berisha akuzon Prodën: Drejtësia i ka sekuestruar telefonin

Shqiperi

Gazeta Express

17/01/2025 18:26

Kryedemokrati Sali Berisha ka zhvilluar pasditen e sotme takim me strukturat e PD-së, ku në epiqendër ka qenë “Siguria dhe Rendi” në vend. Gjatë fjalës së tij, kryedemokrati Berisha ka akuzuar ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxha, për të cilin pretendon se ka vënë gjoba në Policinë e Shtetit teksa shton se “në çdo detyrë ka funksionuar si delinkuent i vërtetë”.

Akuza ka hedhur edhe ndaj Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Prodës, për të cilin ka thënë se sipas Berishës, është bashkëpunëtor i ngushtë i bandave më të rrezikshme të Shqipërisë, atyre në Elbasan. Referuar Berishës, telefoni i Prodës me komunikimet kriminale ndodhet në duart e Prokurorisë.

Megjithatë, kryedemokrati shton se “telefoni i sekuestruar i Prodës nga drejtësia, përdoret për ta marrë peng atë dhe keqpërdorur në radhë të parë, kundër misionit të Policisë së Shtetit dhe pastaj në funksion të partisë-shtet”.

Sali Berisha: Historia e kriminalizimit të piramidës drejtuese të Policisë së Shtetit dhe policisë në tërësi, është drama e madhe e një institucioni jetik për ligjin, sigurinë e jetës dhe pronës së qytetarëve shqiptarë, për të cilën shqiptarët kishin investuar vite dhe dekada. Komuniteti ndërkombëtar kishte farkëtuar me këtë institucion një bashkëpunim të admirueshëm. Njëri pas tjetrit, ministrat që erdhën pas gangsterit të parë dhe trafikantit Tahiri, ishin jo më pak trafikant dhe delikuent se sa ai, nga i pari tek i fundit. Ata janë të njohur për publikun. Por ç’mund të them unë për këtë të fundit?  Ky është ministri me tre mbiemra dhe disa vila. Ky ka qenë një gjobëvënës i neveritshëm në Policinë Rrugore, dhe në çdo detyrë ka funksionuar si delinkuent i vërtetë.

Drejtori aktual Proda, bashkëpunëtor i ngushtë i bandave më të rrezikshme të Shqipërisë, atyre në Elbasan, edhe sot e kësaj dite telefonin e ka në duart e prokurorisë, sepse komunikimet e tij kriminale, tashmë janë të njohura, por natyrisht Skapi i partisë e ka me regji edhe akuzën, ndaj dhe ajo përdoret. Telefoni i sekuestruar i tij nga drejtësia, përdoret për ta marrë peng atë për ta përdorur dhe keqpërdorur në radhë të parë, kundër misionit të Policisë së Shtetit dhe pastaj në funksion të partisë-shtet.

Advertisement
Advertisement
Advertisement