Mustafa: Nëse Kurti ka frikë, Abdixhiku i shkon edhe në zyrat e VV-së për debat e përballje - Gazeta Express
string(89) "mustafa-nese-kurti-ka-frike-abdixhiku-i-shkon-edhe-ne-zyrat-e-vv-se-per-debat-e-perballje"

Lajme

Gazeta Express

17/01/2025 17:54

Mustafa: Nëse Kurti ka frikë, Abdixhiku i shkon edhe në zyrat e VV-së për debat e përballje

Lajme

Gazeta Express

17/01/2025 17:54

Zëdhënësi i LDK-së dhe kandidati për deputet i kësaj partie, Besian Mustafa, në një intervistë në FRONTAL të T7 ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në panik, meqë e di që LDK po rritet dhe se partia e tij është në rënie të lirë, shkruan Express.

Mustafa ka thënë se Abdixhiku është i gatshëm për përballje me Kurtin dhe ka thënë se nëse Kurti ka frikë, kreu i LDK-së mund t’i shkojë edhe në zyrat e VV-së për përballje.

 “Z. Kurti duke e parë rritjen masive të LDK-së dhe rënien e lirë të VV-së, nga paniku po ofendon në vend të ballafaqimit”.

“Abdixhiku i ka bërë ftesë që të paraqitet në cilëndo studio, cilindo moderator, cilëndo ditë, z. Abdixhiku është i gatshëm të përballet me Kurtin në zyrat e VV-së, nëse frikësohet Kurti”, ka thënë Mustafa./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement