Çitaku akuza VV-së për kapjen e KPM-së, thotë se tash mund të priten vetëm sulme politike mbi mediat e pavarura - Gazeta Express
string(110) "citaku-akuza-vv-se-per-kapjen-e-kpm-se-thote-se-tash-mund-te-priten-vetem-sulme-politike-mbi-mediat-e-pavarura"

Lajme

Gazeta Express

17/01/2025 17:19

Çitaku akuza VV-së për kapjen e KPM-së, thotë se tash mund të priten vetëm sulme politike mbi mediat e pavarura

Lajme

Gazeta Express

17/01/2025 17:19

Zyrtarja e lartë e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar për zhvillimet e sotme në KMP ku është zgjedhur kryetari i ri i këtij institucioni, ndonëse Jeton Mehmeti kishte mandat deri më 21 janar.

Ajo ka shkruar se është shqetësuese që ky institucion është kapur nga Lëvizja Vetëvendosje dhe shton se është e frikshme të paramendohet humnera në të cilën VV-ja e ka katandisur shoqërinë.

Reagimi i plotë:

Janë shqetësues raportimet nga mbledhja e sotme e Komisionit të Pavarur për Media dhe konstatimet e vëzhguesve të pavarur që edhe ky institucion i pavarur është kapur nga Qeveria e LVV-së.

Është e frikshme vetëm të paramendohet humnera në të cilën ky pushtet është duke e katandisur shoqërinë.

Nga kapja politike e KPM-së mund të pritet vetëm sulme politike mbi mediat e pavarura dhe cenim i mëtutjeshëm i lirisë së të shprehurit për të gjithë.

Nëse procesi është bërë duke shkelur ligjet e rregulloret, atëherë duhet të reagojë menjëherë edhe gjyqësori.

Shkatërrimi i shtetit dhe shoqërisë që e kemi ndërtuar me gjak e sakrifica nuk mund të kalojë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement