Anëtarja e KPM-së, Luljeta Aliu, në fjalën e saj në mbledhjen që po mbahet sot ka treguar se i pengon fakti që dokumenti përmes të cilit ka kërkuar mbledhje të jashtëzakonshme për zgjedhjen e kryetarit të ri dhe nënkryetarit ka rrjedhë në publik, shkruan Express.
Sipas saj, rrjedhja në publik e dokumentit s’i bën nder as atij që e ka nxjerrë dokumentin dhe pretendon se madje ka edhe shkelje ligjore.
“Nuk iu bën nder, as personave që e kanë rrjedhë dokumentin për kërkesësë për mbledhje të jashtëzakonshme që e kam dërgu unë. Është e jashtëligjshme, është dokument i brendshëm. Mbi të gjitha kam qenë e vetmja që e kam kërku mbledhjen, kur kemi qenë tre anëtar, që nënkupton shumica. Për këtë arsye mendoj se ësht ëinformim i njëanshëm dhe për ata që janë shpreh që ky qenka emërim politik, unë mund të them që ky është informim i njëanshëm, më shumë edhe propagandë, në këtë kohë. Ju kisha lutë mos të instrumentalizohemi”, ka deklaruar ajo.
Juristja e medias, Flutura Kusari, ka qenë e para që ka reaguar sot, duke thënë se pushteti po tenton ta kapë KMP-në dhe ka publikuar dokumentin ku Luljeta Aliu ka kërkuar mbledhje të jashtëzakonshme.
Reisebüro Prishtina ofron shërbime të sigurta, të shpejta dhe të besueshme, duke mbetur zgjedhja kryesore për ata që udhëtojnë nga...