Kandidati i LDK-së për deputet, Visar Azemi, ka vizituar studion Minimal20, e cila është e themeluar nga dy arkitektë të diplomuar në Tiranë, projektojnë për Kosovë, Shqipëri e Kroaci.
“Sot vizitova një ndër studiot më të mira të arkitekturës në Kosovë. Minimal20 Studio që nisi para 10 vitesh punën dhe e themeluar nga dy arkitektë të diplomuar në Tiranë, projektojnë për Kosovë, Shqipëri e Kroaci”, ka shkruar ai.
Ai tha se me LDK-në në qeveri bizneset “do ta kenë mbështetjen e merituar, e jo të sulmohen e injorohen nga shteti”.


