Napoli po interesohet për talentin e Deportivo La Coruna, Yeremay Hernandez, dhe shpreson ta trensferojë atë për shumë më të ulët së sa klauzola e tij prej20 milionë eurosh.
Ndërkohë që Napoli po vazhdojnë përpjekjet për ta transferuar sulmuesin e Manchester United, Alejandro Garnacho, çmimi i kërkuar nga skuadra angleze duket se është shumë e lartë.
Fakti që Garnacho ka nisur dy ndeshjet e fundit sugjeron gjithashtu se ekipi i Premier League nuk është i hapur për një shitje në janar.

Napoli e sheh Yeremay për të ardhmen
Sipas ekspertit të transferimeve të Sky Sport Italia, Gianluca Di Marzio, Napoli po e kthen vëmendjen të një futbollist tjetër që mund të tregojë aftësitë e tij në driblim dhe sulm, të ngjashme me Khvicha Kvaratskhelian.
Emri i fundit në listën e tyre është Yeremay Hernandez, i cili sapo ka 22 vjeç. Ai gjithashtu është lidhur me një kalim në Como në Serie A, Chelsea dhe RC Strasbourg, pas u stërvitë nga akademitë e njohura te të rinjve si Las Palmas, Real Madrid dhe Deportivo La Coruna.
Ai ka shënuar tetë gola dhe ka dhënë tre asiste në 18 paraqitje këtë sezon në LaLiga2.
Klauzola për largimin e tij është 20 milionë eurosh, por Napoli shpreson të paguajë një shumë më të ulët për këtë lojtar relativisht të panjohur. /GazetaExpress/