Nuk ka fitues pas 90 minutave në ndeshjen e 1/8 së finales mes Real Madridit dhe Celta Vigos në Kupën e Mbretit.
Ndeshja në kohën e rregullt u mbyll me rezultat të barabartë, 2:2.
Kylian Mbappe kaloi vendasit në epërsi me një gol në minutën e 37-të të ndeshjes, shkruan Gazeta Express.
Vinicius Junior e dyfishoi epërsinë në minutën e 48-të pas asistimit të Brahim Diaz.
Celta Vigo ngushtoi rezultatin në minutën e 83-të me një gol të shënuar nga Bamba.
E në minutat shtesë, Celta Vigo shënoi një tjetër gol nga penalltia për ta dërguar kështu ndeshjen në vazhdime.
Reisebüro Prishtina ofron shërbime të sigurta, të shpejta dhe të besueshme, duke mbetur zgjedhja kryesore për ata që udhëtojnë nga...