Apeli zbardh vendimin, arsyet që rikthyen Berishën në "detyrim për paraqitje" - Gazeta Express
string(74) "apeli-zbardh-vendimin-arsyet-qe-rikthyen-berishen-ne-detyrim-per-paraqitje"

Shqiperi

Gazeta Express

16/01/2025 15:30

Apeli zbardh vendimin, arsyet që rikthyen Berishën në “detyrim për paraqitje”

Shqiperi

Gazeta Express

16/01/2025 15:30

Apeli i Posaçëm zbardhi vendimin pse Sali Berisha doli nga izolimi shtëpiak. Sipas Apelit ai u vu në “arrest shtëpiak” pasi nuk zbatoi urdhërin e Gjykatës së Posaçme që e detyronte të paraqitej në SPAK.

Nga ana tjetër apeli thotë se për ta nxjerrë Berishën nga izolimi u mor në konsideratë mosha e tij, fakti që jemi përpara zgjedhjeve e njëherësh edhe shlyerja e moszbatimit të masës së mëparshme.

“Lidhur me zëvendësimin e masës së sigurimit personal nga ajo e “Arrest në shtëpi” në “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore”, duke marrë parasysh:

– faktin se kërkuesi kishte një vit me masën e sigurimit “Arrest në shtëpi”,

– faktin se moszbatimi i detyrimeve që lidheshin me masës e sigurimit “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” bazoheshin mbi një alibi për antikushtetuetshmërinë e kësaj mase, të rrezuar tashme nga Gjykata Kushtetuese,

– moshën dhe rrethana e tjera që kanë qenë në konsideratë të gjyqtarit të hetimeve paraprake, por të vlerësuara tashmë në raport me këto rrethana të tjera,

– si dhe duke mbajtur në konsideratë faktin që jemi në periudhën para fushatës zgjedhore dhe kërkuesi është konsideruar edhe nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese si lideri i opozitës, ose kryetar i partisë kryesore opozitare,

u arrit në përfundimin që masa e sigurimit “Arrest në shtëpi” nuk ishte më e nevojshme”, thuhet në vendimin e zbardhur të Gjykatës së Apelit Antikorrupsion.

Advertisement
Advertisement
Advertisement