Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) Fetah Paçarizi është takuar me qytetarët e Kievës së Malishevës.
Paçarizi ka thënë se pritja e qytetarëve të kësaj komune ka qenë tejet bujare dhe se me këtë është konfirmuar përkrahja e PDK-së dhe kryeministrit në ardhje Bedri Hamza.
“Në një ambient miqësor e pritje bujare në Kievë të Malishevës, u rikonfirmua përkrahja e PDK-së, kryeministrit në ardhje, Bedri Hamza dhe kandidatëve për deputetë nga lista e Partisë Demokratike e Kosovës. Bashkë, do ta bëjmë Kosovën ma të mirë”, ka thënë Paçarizi.
Reisebüro Prishtina ofron shërbime të sigurta, të shpejta dhe të besueshme, duke mbetur zgjedhja kryesore për ata që udhëtojnë nga...