Nuk është vetëm Trent Alexander-Arnold.
Real Madridi nuk ka hequr dorë kurrë nga pista Alphonso Davies.
Futbollisti i krahut është duke i kaluar muajt e fundit të kontratës me Bayern Munichut, ndërsa nuk e ka dhënë ende një përgjigje definitive rreth vendimit të tij për të ardhmen: vazhdim i kontratës me klubin bavarez apo largim si lojtar i lirë.
Klubi madrilen, ndërkohë, sipas mediumit spanjoll “Marca”, ka punuar në qetësi, duke u munduar që t’i heq krejt dilemat dhe ta bind përfundimisht lojtarin që të përfundojë në “Santiago Bernabeu”, përcjell “Gazeta Express”.
Pas tërheqjes së gjigantit spanjoll në verën e kaluar për një pjesë të parave që i kishte kërkuar menaxheri, futbollisti i lindur në vitin 2000 nuk duket i bindur për t’iu bashkuar “Mbretërve”.
Ndërkohë, duket i pashmangshëm vendimi dhe dëshira e tij për të ndërruar mjedis, përkundër ofertës superiore të “Die Roten”.
Në “Shtëpinë e Bardhë” besojnë se Alphonso Davies mund t’iu bashkohet atyre gjatë verës që vjen, ndërsa presionet në lojtarin mbeten të forta.
E vërteta është se gjithçka varet nga vendimi personal i “Beep Beep”, siç ia kanë vënë nofkën bashkëlojtarët për vrapimet e tij të pabesueshme, me dhe pa top. /Gazeta Express
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...