Me përmirësimin e kushteve të motit mësimi ka rinisur në disa shkolla ku ishte pezulluar.
Ministria e Arsimit dhe Sportit në Shqipëri informoi se vijon pezullimi i përkohshëm i procesit mësimor në 17 shkolla, për shkak të kushteve atmosferike.
Situata në përgjithësi po shkon drejt përmirësimit dhe mbetet problematike në pak shkolla, në zona si Dibër, Klos, Mirditë, Pogradec, etj., ku kushtet e motit e bëjnë ende të pamundur zhvillimin e procesit mësimor.
Shkollat ku është pezulluar përkohësisht mësimi janë si vijon:
1. Shkolla 9- vjeçare Selishte, Dibër
2. Shkolla 9-vjeçare “Fiqiri Cani”, Lishan i Poshtëm, Dibër
3. Shkolla e Mesme e Bashkuar “Ajet Ndreu” Sllove, Dibër
4. Shkolla 9- vjeçare “Shemsi Haka” Dibër
5. Shkolla e Mesme e Bashkuar “Miftar Krrashi” Arras, Dibër
6. Shkolla e Mesme e Bashkuar “Nikoll Kaçorri” Lurë, Dibër
7. Shkolla “Jani Fullani”, Bulqizë
8. Shkolla e Mesme e Bashkuar Xibër- Klos
9. Shkolla e Mesme e Bashkuar “Ndrec Ndue Gjoka” Fan, Mirditë
10. Shkolla 9- vjeçare “Zenel Bastari” Tiranë
11. Shkolla 9-vjeçare “Vilëz” Tiranë
12. Shkolla e Mesme e Bashkuar “Ibrahim Bozhiqi”, Qafe, Elbasan
13. Shkolla 9-vjeçare Gur i zi, Elbasan
14. Shkolla 9-vjeçare “Ramë Karagjozi” Qerret, Elbasan
15. Shkolla 9-vjeçare Serice, Elbasan
16. Shkolla 9-vjeçare “Isuf Deliu” Mollagjesh, Elbasan
17. Shkolla e Bashkuar “Ibrahim Ceka” Funar, Elbasan.