Kapet gomonia me kokainë në Spanjë, arrestohen 7 shqiptarë - Gazeta Express
string(57) "kapet-gomonia-me-kokaine-ne-spanje-arrestohen-7-shqiptare"

Shqiperi

Gazeta Express

16/01/2025 10:03

Kapet gomonia me kokainë në Spanjë, arrestohen 7 shqiptarë

Shqiperi

Gazeta Express

16/01/2025 10:03

Autoritetet spanjolle arrestuan shtatë shqiptarë në rajonin e Galicias, në kuadër të një operacioni anti-drogë të zhvilluar nga Garda Civile.

Autoritetet spanjolle njoftojnë se gjatë operacionit në zonën Rego do Alcalde, u sekuestrua një gomone e fuqishme me tre motorë, si dhe një sasi e konsiderueshme kokaine, ende e pa peshuar.Po ashtu, janë gjetur edhe pako me drogë dhe materiale të tjera që lidhen me aktivitetet e trafikut të drogës.

Të arrestuarit janë shoqëruar në komisariat për t’u marrë në pyetje dhe pritet që hetimet të zbulojnë më shumë detaje për këtë operacion ndërkombëtar të trafikut të drogës.

Advertisement
Advertisement
Advertisement