Takimi në Abu Dhabi përmes fotove, nga Edi Rama te Zayed Al Nahyan dhe Meloni - Gazeta Express
string(63) "rama-zayed-al-nahyan-e-meloni-takimi-ne-abu-dhabi-permes-fotove"

Shqiperi

Gazeta Express

16/01/2025 8:48

Takimi në Abu Dhabi përmes fotove, nga Edi Rama te Zayed Al Nahyan dhe Meloni

Shqiperi

Gazeta Express

16/01/2025 8:48

Nënshkrimi i marrëveshjes strategjike tripalëshe për lidhjen nënujore energjetike mes Shqipërisë, Italisë dhe Emirateve të Bashkuara ishte një nga momentet më të rëndësishme të “Abu Dhabi Sustainability Week 2025”.

Një ditë më pas, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka ndarë një sërë fotosh nga takimi që u zhvillua dje në Abu Dhabi.

Në këtë aktivitet u nënshkrua edhe marrëveshja për krijimin e Agjencisë së Përbashkët të Letrave me Vlerë, që çon në një tjetër nivel gjurmimin fiskal të mallrave të importit. Vlen të përmendet edhe vlerësimi i kreut të qeverisë për homologen Giorgia Meloni, të cilës i dhuroi një shall të veçantë në ditëlindjen e saj.

Përpos Ramës, në fotot e mëposhtme shihet kryeministrja italiane Giorgia Meloni, Presidenti i Emirateve Mohammed bin Zayed Al Nahyan, ministrja Belinda Balluku dhe ministri Petrit Malaj.

Advertisement
Advertisement
Advertisement