Primitivizëm demokratik duke suspenduar institucionet e Kosovës e ka cilësuar gazetari Baton Haxhiu vendimin e Qeverisë për bastisje të strukturave paralale.
Haxhiu në “Pressing” të T7, të mërkurën ka thënë se kjo u bë pa Prokurorinë, duke shtuar se Policia nuk është pronë private.
“Kjo nuk guxon të ndodh në një shtet demokratik”, thotë Haziri teksa e cilëson si një “provokim në kohe fushate”.
Tutje, ai ka thënë se pushteti tenton ta ndërtojë një diskurs ku e paraqet opozitën si “gjoja pro-strukturave paralele”.
“Pa marrë parasysh motivin, gjendjet në këto zyre një veprim i tillë në një shtet demokratik nuk guxon të ndodh, me hy bastisje pa prokuror dhe ajo që është e rëndë është se ky është provokim gjatë fushatës. Eshtë një provokim për diskurs që mund të lindë”.
“Kjo është çmenduri para së gjithash, prokurori sot ministrin e rendit ish dasht me thirr në prokurori. Policia nuk është institucion privat që ti mund të merresh Policinë dhe të thuash merrni njerëz. Pa çuar fakte e arsyetimin pse, pos asaj në fushatë”, ka thënë Haxhiu.
Për këto veprime të Qeverisë ka reaguar edhe bashkësia ndërkombëtare, duke dënuar veprimet jokoordinuese të Qeverisë së Albin Kurtit. /Gazeta Express