"Fushata e PDK-së vazhdon fuqishëm" Hoxhaj me mbështetësit në Korishë - Gazeta Express
string(67) "fushata-e-pdk-se-vazhdon-fuqishem-hoxhaj-me-mbeshtetesit-ne-korishe"

Zgjedhjet

Gazeta Express

15/01/2025 21:50

“Fushata e PDK-së vazhdon fuqishëm” Hoxhaj me mbështetësit në Korishë

Zgjedhjet

Gazeta Express

15/01/2025 21:50

Kandidati i PDK-së, Enver Hoxhaj, zhvilloi “një tubim të fuqishëm në Korishë të Prizrenit, ku u bashkua me strukturat dhe mbështetësit e partisë”.

Me një “atmosferë entuziaste dhe pjesëmarrje të madhe, Hoxhaj shprehu mirënjohjen për përkrahjen e pandërprerë dhe nënvizoi angazhimin e tij për zhvillimin ekonomik, përmirësimin e arsimit dhe fuqizimin e rinisë në rajon”.

Duke e mbyllur ditën me një mesazh falënderimi në rrjetet sociale, Hoxhaj theksoi rëndësinë e bashkimit dhe përkushtimit për të arritur qëllimet e PDK-së.

“Nuk ka se si të mbyllet më mirë kjo ditë se sa me strukturat e mbështetësve të PDK-së në Korishë të Prizrenit!” – shkroi ai në Facebook, duke ndarë edhe momente nga takimi.

Advertisement
Advertisement
Advertisement