Bedri Hamza në Reçak: Kosova do ta mbrojë të vërtetën e saj me çdo kusht, do ta ndërtojmë Memorialin e Gjenocidit - Gazeta Express
string(111) "bedri-hamza-ne-recak-kosova-do-ta-mbroje-te-verteten-e-saj-me-cdo-kusht-do-ta-ndertojme-memorialin-e-gjenocidit"

Lajme

Gazeta Express

15/01/2025 10:54

Bedri Hamza në Reçak: Kosova do ta mbrojë të vërtetën e saj me çdo kusht, do ta ndërtojmë Memorialin e Gjenocidit

Lajme

Gazeta Express

15/01/2025 10:54

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial në Reçak.

Hamza ka thënë se Kosova e forcuar nga dhimbja, sot kujton me krenari, kërkon drejtësi dhe të vërtetën e saj do ta mbrojë me çdo kusht.

Ai ka treguar se do ta ndërtojë Memorialin e Gjenocidit në Kosovë.

Hamza ka thënë se e vërteta e popullit tonë do të mbetet e paprekur dhe e mbrojtur për gjeneratat e ardhshme.

“Nder dhe lavdi e përjetshme për të rënët e Reçakut!

Kosova e forcuar nga dhimbja, sot kujton me krenari, kërkon drejtësi dhe të vërtetën e saj do ta mbrojë me çdo kusht. Si simbol të përpjekjeve për drejtësi dhe si kujtesë kolektive për gjeneratat e reja, ne do ta ndërtojmë Memorialin e Gjenocidit në Kosovë.

E vërteta e popullit tonë do të mbetet e paprekur dhe e mbrojtur për gjeneratat e ardhshme.”, ka shkruar Hamza.

Advertisement
Advertisement
Advertisement