Ish-kreu i Njesisë Adminitrative Ungrej Gëzim Kola është dënuar me 5-vite burg nga Gjykata e shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshem Lezhë.
Ai akuzohet për vepren penale “Kultivimi i bimeve narkotike” e kryer në bashkëpunim, ndërsa gjykimi ndaj tij u bë në mungese, pasi vijon të jetë në arrati.
Sipas dosjes hetimore është arritur të provohet se ish-zyrtari i pushtetit është përfshire në veprimtarinë e kultivimit të droges në zonen malore të Ungrejt.