Nikaj: Programi i PDK-së është diskutuar me qytetarët e Kosovës - Gazeta Express
string(62) "nikaj-programi-i-pdk-se-eshte-diskutuar-me-qytetaret-e-kosoves"

Lajme

Gazeta Express

15/01/2025 9:01

Nikaj: Programi i PDK-së është diskutuar me qytetarët e Kosovës

Lajme

Gazeta Express

15/01/2025 9:01

Kandidati për deputet i PDK, Bernard Nikaj, ka thënë se programi i PDK-së është i përpiluar dhe prezantuar me qytetarët e Kosovës

“Fillimi zyrtar i fushatës është kulmimi i një kontakti të vazhdueshme që PDK e ka pasur me qytetarin Cdo ditë në cdo cep të këtij vendi. Duke diskutuar për problemet, sfidat , brengat por edhe për mundësitë për t’i adresuar këto sfida duke u bazuar në një mori të workshopeve që kandidati jonë për kryeministër z.Hamza ka mbajtur me qytetarët edhe në Kosovë dhe në diasporë. PDK ka përpiluar dhe prezantuar një program i cili është fokusuar në ato që ne kemi dëgjuar, analizuar dhe diskutuar me qytetarët e Kosovës, prandaj edhe masiviteti që ne sot po e shohim nëpër tubimet hapëse të fushatës zyrtare është rezultat i kësaj përpjekje të vazhdueshme që ne kemi pasur me qytetarët të Republikës së Kosovës”, tha Nikaj ne tv21/

Advertisement
Advertisement
Advertisement