Nikaj: Projekti i gazit për Kosovën është zhvillimi i burimeve të furnizimit me energji  - Gazeta Express
string(86) "nikaj-projekti-i-gazit-per-kosoven-eshte-zhvillimi-i-burimeve-te-furnizimit-me-energji"

Lajme

Gazeta Express

14/01/2025 23:47

Nikaj: Projekti i gazit për Kosovën është zhvillimi i burimeve të furnizimit me energji 

Lajme

Gazeta Express

14/01/2025 23:47

Kandidati për deputet i PDK, Bernard Nikaj, në debatin zgjedhor në RTV21 në lidhje me energjinë elektrike në Kosovë thotë se në 4 vitet e fundit ka keqmenaxhim të prodhimit dhe të importit të kapaciteve të reja elektrike.

Tutje ai thotë se projekti i PDK-së për gazë është ndaluar nga kjo qeveri aktuale.

“Janë dy probleme themelore është që problemi i parë është që Kosova nuk arrinë të prodhojë energji të mjaftueshme elektrike nga resurset që i ka dhe e dyta është që menaxhimi i këtij prodhimi dhe procesit të importit edhe ndërtimit të kapaciteteve të reja është keqmenaxhuar posaqarisht në 4 vitet e fundit, PDK do të sjellë projektin e gazit i cili ka qenë projekt ekzistues i financuar nga MSS me fonde edhe nga Bashkimi Evropian për të përkrahur këtë projekt, projekt i cili është ndaluar nga qeveria aktuale. Ne do ta kthejmë projektin e gazit për Kosovën që të sigurojmë që përmes ndërtimit të termocentalit me gazë që të zhvillojmë burimet e furnizimit me energji elektrike që është sfida e parë dhe më e rëndësishme. Është stopuar nga kjo qeveri. Ne jemi të bindur që partnerët tanë amerikanë dhe qeveria e Republikës së Kosovës të investojë në këtë projekt dhe jam i bindur që ka fonde edhe tek BE që të ringjallet ky projekt. Be ka rreth 900 milionë euro të ndara në mes të granteve”, tha Nikaj.

Advertisement
Advertisement
Advertisement