Berisha: PD shkon drejt zgjedhjeve më e sigurt se kurrë në fitore - Gazeta Express
string(64) "berisha-pd-shkon-drejt-zgjedhjeve-me-e-sigurt-se-kurre-ne-fitore"

Shqiperi

Gazeta Express

14/01/2025 18:15

Berisha: PD shkon drejt zgjedhjeve më e sigurt se kurrë në fitore

Shqiperi

Gazeta Express

14/01/2025 18:15

Kryedemokrati Sali Berisha ka mbledhur mbrëmjen e sotme në selinë blu të zgjedhurit vendorë dhe këshilltarët bashkiakë të PD.

Gjatë fjalës së tij berisha u shpreh i bindur se e djathta do të fitojë në zgjedhjet e 11 majit.

Berisha u shpreh se PD ka dëshmuar vitalitet të jashtëzakonshëm. Ai tha se janë bërë përpjekje çnjerëzore për ta shuar forcën e tyre politike, por sipas tij ajo u bashkua dhe shkon drejt zgjedhjeve më e sigurt se kurrë në fitore

Shpreh bindjen time më të thellë se sot forca politike, e cila në ato kushte, shto dhe izolimin më të thellë dhe të pamerituar, mori 600 mijë vota, do të jetë forcë politike e një fitoreje të thellë, të merituar.

Nuk kishte asgjë më të pamundshme se kushtet e një diskriminimi total, e një terrori të vërtet banditesk, e një shteti kriminal elektoral, e kateve më brutale, me listat me bandat, me patronazhistët, aktivistët etj, të vonoheshe nga 600 mijë shqiptare. Në historinë e këtij vendit, do të mbetet habia elektorale.

PD dëshmoi një vitalitet të jashtëzakonshëm. Përpjekje çnjerëzore u bënë për ta shuar këtë forcë. Ajo u bashkua, është në këmbë më e fuqishme se kurrë, shkon drejt zgjedhjeve më e sigurt se kurrë për fitore”, tha Berisha.

Advertisement
Advertisement
Advertisement