Naim Ismajli shpalos programin e PDK për ekonomi në një kompani– thekson mbështetjen e bizneseve - Gazeta Express
string(95) "naim-ismajli-shpalos-programin-e-pdk-per-ekonomi-ne-nje-kompani-thekson-mbeshtetjen-e-bizneseve"

Lajme

Gazeta Express

14/01/2025 15:39

Naim Ismajli shpalos programin e PDK për ekonomi në një kompani– thekson mbështetjen e bizneseve

Lajme

Gazeta Express

14/01/2025 15:39

Naim Ismajli, ish-kryetar i komunës së Shtimes, tani kandidat për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, përmes një postimi të bërë në rrjetin social ‘’Facebook’’, ka bërë të ditur se ka vizituar kompaninë ‘’Dardania Model’’, ku është takuar me punëtorët dhe pronarin e saj, shkruan Gazeta Express.

Ismajli ka thënë se gjatë këtij takimi ka prezantuar programin politik të PDK-së për zhvillim ekonomik dhe mështetjen e bizneseve vendore.

‘‘DARDANIA MODEL

Sot vizitova kompaninë “Dardania Model”, ku pata kënaqësinë të takohem me punëtorët dhe pronarin e saj, mikun tim Imri Sopaj. Gjatë këtij takimi prezantova programin politik të PDK-së për zhvillim ekonomik, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes së bizneseve vendore si shtylla kryesore për krijimin e vendeve të reja të punës dhe rritjen e mirëqenies ekonomike. Bisedat frytdhënëse me punëtorët dhe pronarin më motivuan edhe më shumë për të vazhduar angazhimin tim në fuqizimin e sektorit privat në vend’’, ka shkruar ai. /GazetaExpress

Advertisement
Advertisement
Advertisement