Havolli për investimet 1.5 miliardë euro në kryeqytet: Jam i përkushtuar që ta bëjmë realitet çdo premtim - Gazeta Express
string(104) "havolli-per-investimet-1-5-miliarde-euro-ne-kryeqytet-jam-i-perkushtuar-qe-ta-bejme-realitet-cdo-premtim"

Lajme

Gazeta Express

14/01/2025 14:51

Havolli për investimet 1.5 miliardë euro në kryeqytet: Jam i përkushtuar që ta bëjmë realitet çdo premtim

Lajme

Gazeta Express

14/01/2025 14:51

Kandidati për deputet i LDK’së, Sokol Havolli, ka thënë se sot kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku dhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, kanë prezantuar investimet 1.5 miliardë euroshe për kryeqytetin.

Havolli ka shtuar se këto projekte përfshijnë: ndërtimin e unazës së jashtme të Prishtinës, Spitalin e Kosovës, Qendrën Kombëtare të Sportit, Mësimin gjithëditor dhe ndërtimin e parkut më të madh teknologjik.

Ai ka thënë se është iniciator i projektit për digjitalizimin e qytetit (Smart City Concept).

“Në përvojën time si Kryeshef Ekzekutiv  i Prishtina Parking dhe si iniciator i projektit për digjitalizimin e qytetit – Smart City Concept, e ndjej këtë vizion si një përgjegjësi personale dhe jam plotësisht i përkushtuar që ta bëjmë realitet çdo premtim tonin.”

“Prishtina do të jetë qendra e inovacionit dhe zhvillimit për të gjithë rajonin. ✅124 për LDK ✅1 Lumir Abdixhiku ✅40 Sokol Havolli”

Advertisement
Advertisement
Advertisement