Ramush Haradinaj do të marrë pjesë në inaugurimin e Trumpit si president - Gazeta Express
string(72) "ramush-haradinaj-do-te-marre-pjese-ne-inaugurimin-e-trumpit-si-president"

Lajme

Gazeta Express

14/01/2025 13:41

Ramush Haradinaj do të marrë pjesë në inaugurimin e Trumpit si president

Lajme

Gazeta Express

14/01/2025 13:41

Donald Trump do të inaugurohet si presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara më 20 janar.

Në këtë ceremoni të inaugurimit do të marrë pjesë edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka konfirmuar për Gazetën Express zëdhënësi i kësaj partie, Kushtrim Xhemaili.

Në ceremoninë në Uashington DC, në Kapitol të SHBA-së, Trump dhe zëvendëspresidenti i sapozgjedhur J.D. Vance do të bëjnë betimin dhe do të marrin postet e tyre në Shtëpinë e Bardhë.

Sidoqoftë, ceremonia e inaugurimit, përpos ceremonisë se betimit, do të jetë e mbushur me ngjarje e performanca, siç kanë bërë të ditur mediat amerikane.