Ragip Xhaka në qiellin e shtatë pasi i biri Graniti u zgjodh më i miri i Zvicrës - Gazeta Express
string(80) "ragip-xhaka-ne-qiellin-e-shtate-pasi-i-biri-graniti-u-zgjodh-me-i-miri-i-zvicres"

Futboll

Gazeta Express

14/01/2025 11:11

Ragip Xhaka në qiellin e shtatë pasi i biri Graniti u zgjodh më i miri i Zvicrës

Futboll

Gazeta Express

14/01/2025 11:11

Ragip Xhaka po e sheh veten në qiellin e shtatë falë arritjes së djemve të tij.

Granit Xhaka u zgjodh mbrëmë futbollisti më i mirë i vitit në Zvicër, duke e fituar çmimin “UBS Male National Player 2024”, respektivisht futbollisti më i mirë i Kombëtares për vitin 2024, shkruan “Gazeta Express”.

E ky fakt s’kish se si të mos e bënte krenar Xhakën senior, i cili e bëri një postim emocionues për të birin e tij, ndërsa beson fuqishëm se futbollisti i Bayer Leverkusenit do të arrijë suksese të reja.

View this post on Instagram

A post shared by Ragip Xhaka (@ragipxhaka)

Siç dihet, Ragip Xhaka është kandidat për deputet të Parlamentit të Republikës së Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës. /Gazeta Express/