Ish-ministri i Jashtëm dhe deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka treguar se është pritur me entuziazëm dhe mbështetje në lagjet “2 Korriku” dhe “Bajram Curri” të Prizrenit, si dhe në fshatin Gjinoc të Suharekës.
“Mbështetje e fuqishme dhe entuziazëm i jashtëzakonshëm në lagjet ‘2 Korriku’ dhe ‘Bajram Curri’ të Prizrenit, si dhe në Gjinoc të Suharekës! Bashkë po ndërtojmë një të ardhme më të mirë! Faleminderit për besimin dhe mbështetjen tuaj të palëkundur!”, ka shkruar Hoxhaj në një postim në Facebook, ku ka publikuar edhe shume foto nga ngjarja.
Ky mesazh është pritur pozitivisht nga mbështetësit e tij, të cilët kanë shprehur vlerësimin dhe besimin për vizionin e tij për të ardhmen.
Zbuloni si ndërtohet cilësia përmes mbi 1.000 kontrolleve, testimeve të pavarura dhe respektimit të standardeve strikte të Bashkimit Evropian.*...