Abdixhiku nga Kamenica: Autostradën e Anamoravës do ta përfundojmë brenda katër viteve - Gazeta Express
string(85) "abdixhiku-nga-kamenica-autostraden-e-anamoraves-do-ta-perfundojme-brenda-kater-viteve"

Lajme

Gazeta Express

13/01/2025 19:48

Abdixhiku nga Kamenica: Autostradën e Anamoravës do ta përfundojmë brenda katër viteve

Lajme

Gazeta Express

13/01/2025 19:48

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës Lumir Abdixhiku, në tubimin e Kamenicës është zotuar për përfundimin e autostradës së Anamoravës.

Sipas tij, ky është projekti dhe zotimi i LDK-së.

‘’Më lejoni, si njëri i kësaj ane që në Kamenicë ka kaluar sa herë kalonte për në Luginë, t’ju them e t’ju zotohem publikisht se autostradën e Anamoravës do ta përfundojmë brenda katër viteve. Dy vitet e para deri në Bresalc. Më pas deri te Dheu i Bardhë. Ky do të jetë prioriteti i parë. Për 2 minuta… kaq  mjafton nga kufiri deri në Gjilan të bëjmë gjithë këtë rrugë të madhe. Dhe për 17 minuta nga Kamenica deri në Prishtinë. Ky është projekti ynë, ky është zotimi ynë’’, tha Abdixhiku nga Kamenica.

Advertisement
Advertisement
Advertisement