Modric: Nëse do më duhej ta zgjidhja një finale për ta humbur, do të ishte kjo - Gazeta Express
string(76) "modric-nese-do-me-duhej-ta-zgjidhja-nje-finale-per-ta-humbur-do-te-ishte-kjo"

Futboll

Gazeta Express

13/01/2025 13:55

Modric: Nëse do më duhej ta zgjidhja një finale për ta humbur, do të ishte kjo

Futboll

Gazeta Express

13/01/2025 13:55

As eksperienca e Luka Modricit nuk i ka mjaftuar Real Madridit që ta evitojë debaklin e dytë sezonal nga Barcelona.

Skuadra e Carlo Ancelottit pësoi humbje me rezultat 2:5 dhe kroati e ofroi këtë reflektim në zonën miks:

“Një humbje e komplikuar, Barcelona ishte më e mirë dhe duhet t’ju bëjmë komplimente atyre. Është pozitive që e kemi menjëherë një ndeshje për ta luajtur, në Kupë, dhe do të kemi pak kohë për të menduar”, deklaroi fillimisht fituesi i Topit të Artë, përcjell “Gazeta Express”.

“Megjithatë, duhet të reagojmë, kemi përpara shumë sfida në këtë sezon. Mes nesh do ta analizojmë se çka ka ndodhur për ta parë se çka mund të përmirësojmë. Nëse do të duhej ta zgjidhnim një finale për ta humbur, do ta zgjidhnim këtë”, përfundoi ish-futbollisti i Tottenhamit.

Modric u inkuadrua në lojë në pjesën e dytë, në ndeshjen e zhvilluar në Arabinë Saudite. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement