Vlerësohet puna për mirëqenien e grave e ish-kryetarit Naim Ismajli, PDK dëshmon përfshirje në çdo nivel - Gazeta Express
string(103) "vleresohet-puna-per-mireqenien-e-grave-e-ish-kryetarit-naim-ismajli-pdk-deshmon-perfshirje-ne-cdo-nivel"

Lajme

Gazeta Express

12/01/2025 19:36

Vlerësohet puna për mirëqenien e grave e ish-kryetarit Naim Ismajli, PDK dëshmon përfshirje në çdo nivel

Lajme

Gazeta Express

12/01/2025 19:36

Naim Ismajli, ish-kryetar i Shtimës, tani kandidat për deputet nga radhët e PDK-së me numër 48, njofton se sot në një atmosferë të ngrohtë dhe inspiruese, zhvilloi një takim të veçantë me gratë, ku i pranishëm ishte edhe kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës.

Në këtë takim u shpalos programi i PDK-së, i cili vendos në qendër fuqizimin e grave në të gjitha sferat e jetës, informon Ismajli.

Në këtë takim, u vlerësua puna e ish-kryetarit Ismajli “i cili ka dhënë një kontribut të madh në promovimin e rolit të grave. Gjatë udhëheqjes së tij, mbi 40% e të punësuarve në komunë kanë qenë gra, ndërsa pjesëmarrja e grave në vendimmarrje ka arritur në 50%. Këto arritje janë dëshmi konkrete e angazhimit të PDK-së për barazi dhe përfshirje të grave në çdo nivel”.

Postimi i plotë:

Advertisement
Advertisement
Advertisement