Raportohet se Ronald Araujo ka bërë të qartë dëshirën e tij për t’u larguar nga Barcelona “sa më shpejt të jetë e mundur” pas një oferte të bërë nga Juventus në janar.
Bardhezinjtë shpresojnë ta nënshkruajnë me mbrojtësin uruguaian, në mënyrë që të zgjidhin problemet e tyre në mbrojtje.
Juventusi po kërkon të shtojë të paktën një mbrojtës të ri në radhët e tij gjatë janarit për të mbuluar mungesat e Bremer dhe Juan Cabal, të cilët pësuan dëmtime serioze në gju më herët gjatë sezonit.
Raportet e mëparshme kanë treguar se Juventusi i ka paraqitur Barcelonës një ofertë për 25-vjeçarin, por Blaugrana e refuzuan atë, duke kërkuar një shumë prej rreth 70 milionë euro, shumë kjo që është e papërballueshme për Bianconerët dhe gjendjen e tyre financiare aktuale.
Araujo kërkon largimin ndërsa Juventusi pret
Megjithëse trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka deklaruar se dëshiron ta mbajë Araujo, vetë lojtari, sipas gazetës spanjolle Mundo Deportivo, u ka bërë me dije disa prej kolegëve të tij se dëshiron të largohet “sa më shpejt të jetë e mundur”.

Raporti shkon deri aty sa të thotë se Araujo po u tregon “çdokujt që dëgjon” se dëshiron të largohet nga Barça.
Edhe pse Barcelona kërkon një shumë prej 70 milionë eurosh, kontrata e Araujo-s do të hyjë në vitin e fundit të saj gjatë verës, gjë që mund të bëjë që çmimi i tij të bjerë ndjeshëm nëse Juventusi vendos të presë edhe disa muaj. /GazetaExpress/