Një ndeshje spektakulare është zhvilluar sonte në Londër në mes të Arsenalit dhe Manchester United. Ndeshja përfundoi me rezultat të barabartë 1-1 pas kohës së rregullt dhe minutave shtesë. Bruno Fernandes (55’) shënoi golin e vetëm për United derisa për Arsenalin shënoi Gabriel (63’). Nga penalltitë më të saktë u treguan United të cilët fituan me rezultat
Forma e dobët e Arsenalit në tri ndeshje pa fitore ka vazhduar edhe sonte kur ata kanë humbur në penallti nga Manchester United në ndeshjen në kuadër të rrethit të tretë të FA Cup.
Ndeshja e rregullt përfundoi me rezultat 1-1, derisa për të përcaktuar fituesin u desh të ekzekutohen penalltitë.
Arsenali e dominoi pjesën e parë të ndeshjes, por që nuk arriti që të krijojë mundësi të pastra për shënim.
Goli i Gabriel Martinellit që u shënua në minutën e 18-të u anulua pasi që ai ishte në pozitë jashtë loje, derisa pjesa e parë e ndeshjes përfundoi me rezultat të barabartë dhe pa gola.
Pjesa e dytë ishte shumë më dinamike dhe më shumë raste nga të dyja skuadrat.
Manchester United doli në një kundërsulm shumë të mirë në minutën e 52-të ku Alejandro Garnacho pason te Bruno Fernandes (Manchester United), i cili kontrollon topin dhe lëshon një gjuajtje të mrekullueshme nga kufiri i zonës.
Goditja e tij përfundon në cepin e djathtë të sipërm të portës për të shënuar për rezultat 0:1.
Pas golit të pranuar, Arsenali reagon shpejt dhe ishte afër për ta barazuar rezultatin në minutën e 55-të por Kai Havertz (Arsenal) shpërdoroi një mundësi të madhe.
Ndeshja do të merrte një kthesë të madhe kur në minutën e 62-të, Diogo Dalot do të merrte kartonin e dytë të verdhë dhe do të përjashtohej nga loja.
Rezultati u barazua në minutën e 63, pas një tollovie në zonë ku më së miri u gjend Gabriel Magalaheas për të shënuar golin e barazimit.
Arsenali e kishte mundësinë ideale për të shënuar golin e epërsisë kur u akordua penallti pas një ndërhyrje në Havertz të cilën e humbi Odegaard. Ai përpoq që ta dërgojë topin në cepin e poshtëm të djathtë të portës, por Altay Bayindir bën një pritje të shkëlqyer.
Minuta e 77-të shënoi edhe një rast të mirë për Arsenalin kur Declan Rice mori një pasim të mirë në zonë, ai goditi me kokë por portieri reagoi shpejt për ta bërë një pritje të mrekullueshme.
Kai Havertz përsëri pati një super mundësi për të shënuar por ai e gjuajti topin lart nga një hapësirë prej një metre një minutë para se të përfundoi ndeshja.
Arsenali pati një mundësi të mirë për të shënuar në minutën e katër shtesë të ndeshjes ku këtë mundësi përsëri e shpërdoroi Declan Rice.
Ndeshja përfundoi me rezultat 1-1 dhe ajo shkoi në dy shtesa ka 15 minuta. shpërdoruan mundësi të arta për shënim.
Pjesa e dytë e shtesave filloi shumë më mirë për United ku në minutën e 106 Joshua Zirkzee bëri një goditje të ulët drejt shtyllës së majtë, por Raya bën një pritje të mrekullueshme.
Por, ky ishte rasti i vetëm i volitshëm me ndeshjen që shkoi në penallti për të kaluar në rrethin e katër të FA Cup.
Gjatë ekzekutimit të penalltive United u treguan më të mirë dhe fituan me rezultat 5-3, derisa Havertz ishte fatkeqi i Arsenalit në këtë ndeshje i cili pos që humbi shanse gjatë ndeshjes së rregullt ai humbi edhe penalltinë që e eliminoi Arsenalin nga FA Cup. /GazetaExpress/