KQZ: Zgjedhjet janë afruar, përgatitjet po vazhdojnë intensivisht - Gazeta Express
string(63) "kqz-zgjedhjet-jane-afruar-pergatitjet-po-vazhdojne-intensivisht"

Lajme

Gazeta Express

12/01/2025 17:53

KQZ: Zgjedhjet janë afruar, përgatitjet po vazhdojnë intensivisht

Lajme

Gazeta Express

12/01/2025 17:53

Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës janë në prag. Pak ditë na ndajnë nga 9 shkurti, e Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se përgatitjet për këtë ditë po vazhdojnë intensivisht.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur programin disaditor të trajnimit për stafin dhe trajnerët që do të jenë në ballë të organizimit të zgjedhjeve.

“Ky program siguron që çdo person i angazhuar të jetë i përgatitur në mënyrë profesionale për të përmbushur detyrat dhe përgjegjësitë ligjore gjatë fazave të ndryshme të procesit zgjedhor: nga hapja e qendrave të votimit deri te numërimi i votave që procesi zgjedhor të jetë i drejtë dhe transparent për të gjithë qytetarët”, thuhet në ndër të tjera në njoftimin e KQZ-së.

Advertisement
Advertisement
Advertisement