Zelensky thotë se Ukraina po i merr në pyetje ushtarëve e kapur koreanoveriorë - Gazeta Express
string(78) "zelensky-thote-se-ukraina-po-i-merr-ne-pyetje-ushtareve-e-kapur-koreanoveriore"

Lajme

Gazeta Express

11/01/2025 14:52

Zelensky thotë se Ukraina po i merr në pyetje ushtarëve e kapur koreanoveriorë

Lajme

Gazeta Express

11/01/2025 14:52

Hetuesit ukrainas janë duke i marrë në pyetje dy ushtarë nga Koreja e Veriut, të cilët u zunë nga forcat ukrainase në rajonin Kursk të Rusisë, tha të shtunën presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

“Këta janë dy ushtarë që, megjithëse të plagosur, mbijetuan dhe u dërguan në Kiev, ku po flasin me hetuesit e SBU-së [Shërbimi i Sigurisë i Ukrainës]”, tha Zelensky në Telegram.

Zelensky postoi në Telegram gjithashtu edhe fotografi të ushtarëve për të cilët thotë se janë kapur.

Kjo është hera e parë që autoritetet ukrainase publikojnë pamje të ushtarëve të kapur koreanoveriorë.

Vitin e kaluar, Moska i dërgoi rreth 11.000 ushtarë koreanoveriorë në Kursk për të mbështetur forcat ruse në rajon, i cili është pjesërisht nën kontrollin e forcave ukrainase që nga gushti./REL/

Advertisement
Advertisement
Advertisement