Dërgohet në mbajtje një person nga Zveçani që kishte kanosur Kurtin në rrjete sociale para disa ditësh - Gazeta Express
string(102) "dergohet-ne-mbajtje-nje-person-nga-zvecani-qe-kishte-kanosur-kurtin-ne-rrjete-sociale-para-disa-ditesh"

Lajme

Gazeta Express

11/01/2025 8:44

Dërgohet në mbajtje një person nga Zveçani që kishte kanosur Kurtin në rrjete sociale para disa ditësh

Lajme

Gazeta Express

11/01/2025 8:44

Policia e Kosovës ka identifikuar dhe e ka arrestuar një person që kishte kanosur kryeministrin Albin Kurti para disa ditësh.

Policia tha se i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Zveçan 07.01.2025 – NN. Në vazhdën e hetimeve të zhvilluara në lidhje me rastin, më 10.01.2025 është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi i njëjti përmes rrjeteve sociale kishte kanosur kryeministrin e Republikës së Kosovës. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë./Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement