Dua Lipa është ndër yjet britanike që ka qenë e detyruar të largohet nga Los Angeles për shkak të zjarreve që kanë përfshirë zonat e Pacific Palisades dhe Hollywood Hills.
Këngëtarja 29 vjeç, bashkë me artistë të tjerë si James Bourne nga grupi Busted, Mark Owen nga Take That dhe Liam ‘Gatsby’ Blackwell nga TOWIE, janë evakuuar ndërkohë që zjarret vazhdojnë të shkatërrojnë pjesë të mëdha të qytetit, shkruan DailyMail.
Dua Lipa, në një postim të fundit në Instagram, shprehu shqetësimin e saj për situatën, duke e përshkruar këtë periudhë si “ditë të frikshme”, por siguroi fansat se ajo është e sigurt dhe ka arritur të largohet nga qyteti.
“Absolutisht shkatërruese dhe të frikshme këto ditë në LA. Po mendoj për të gjithë miqtë dhe njerëzit që u detyruan të evakuohen nga shtëpitë e tyre”, shkroi Dua.

Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...