Gjendja shëndetësore e Kryepeshkopit të Shqipërisë, Anastas Janullatos, është përkeqësuar.
Kisha Ortodokse Autoqefale Shqiptare publikoi njoftimin mjekësor të lëshuar nga spitali i Athinës, ku gjendet i shtruar prej disa ditësh Kryepeshkopi i Shqipërisë, në të cilin thuhet:
“Gjendja shëndetësore e Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit të Shqipërisë, z. Anastas, ka pësuar një përkeqësim të menjëhershëm dhe ai është transferuar në njësinë e kujdesit intensiv, ku ndodhet i intubuar.”