EMRI/ Kush është i dashuri i 21-vjeçares që alarmoi dje policinë, 8 vite më parë u arrestua për drogë - Gazeta Express
string(99) "emri-kush-eshte-i-dashuri-i-21-vjecares-qe-alarmoi-dje-policine-8-vite-me-pare-u-arrestua-per-droge"

Shqiperi

Gazeta Express

10/01/2025 12:00

EMRI/ Kush është i dashuri i 21-vjeçares që alarmoi dje policinë, 8 vite më parë u arrestua për drogë

Shqiperi

Gazeta Express

10/01/2025 12:00

Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim katër djem lidhur me ngjarjen e djeshme në zonën e Astirit  ku një 21-vjeçare alarmoi policinë duke deklaruar se ishte dhunuar nga disa persona dhe u mbyll në banesën në katin e 8-të duke mos pranuar të hapte derën.

Njëri prej tyre është identifikuar si Joni Sadikaj, i dashuri i 21-vjeçares Sajma Qordja.

Sadikaj rezulton se mori me qira dhe 2 apartamente ngjitur me njëri-tjetrin në katin e tetë të pallatit në zonën e Astirit. Gjatë kontrollit ditën e djeshme policia gjeti në njërin nga apartamentet dy armë dhe një jelek antiplub.

Në vitin 2017, Joni Sadikaj bashkë me 4 djem të tjerë janë arrestuar në Kavajë për tentativën e kalimit të 1.3 ton kanabis drejt Italisë. Ne atë kohë, ai është hetuar nga ish-Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Advertisement
Advertisement
Advertisement