"E kam njoftu Kurtin, kam marrë konfirmim për koordinim"- Anton Quni tregon për letrën dhe zotimin me KFOR-in - Gazeta Express
string(105) "e-kam-njoftu-kurtin-kam-marre-konfirmim-per-koordinim-anton-quni-tregon-per-letren-dhe-zotimin-me-kfor-in"

Lajme

Gazeta Express

09/01/2025 23:03

“E kam njoftu Kurtin, kam marrë konfirmim për koordinim”- Anton Quni tregon për letrën dhe zotimin me KFOR-in

Lajme

Gazeta Express

09/01/2025 23:03

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se sot se qëllimi i letrës së Qeverisë drejtuar KFOR-it me zotimin se Forca e Sigurisë së Kosovës nuk vendoset në veri pa autorizim paraprak të misionit të NATO-s, ka qenë më shumë një sqarim sesa rizotim. Deklarata e Maqedoncit u komentua sonte në Pressing në T7 edhe nga ish-ministri i Mbrojtjes, tani deputeti i LDK-së, Anton Quni.

Quni në Pressing në T7 tha se si e kishte marrë detyrën e ministrit i ishte prezentuar përmbajtja e zotimit dhe atëkohë e kishte njoftuar edhe kryeministrin Kurti, nga i cili kishte marrë konfirmim që të vazhdohet koordinimi me KFOR-in.

“Për përmbajtjen e zotimit të kryeministrit Thaçi jam njoftu në momentin kur e kam pranu detyrën e Ministrit të Mbrojtjes dhe në pritjen e parë të autoriteteve të KFOR-it më është prezentu kjo letër, aty e kam pas mundësinë me pa përmbajtjen dhe është kërku edhe nga unë që a do t’i përmbahem atij zotimi. Lidhur me atë zotim, atëkohë kryeministër ka qenë Albin Kurti, e kam njoftu edhe kryeministrin, ai e ka ditë por kam raportu që jam kontaktu dhe që kërkohet nga ministria t’i përmbahemi atij zotimi. Kam marrë edhe konfirmim nga kryeministri që ne vazhdojmë bashkëpunimin koordinimin me KFOR-in”, tha Quni në Pressing, transmeton Express.

Advertisement
Advertisement
Advertisement