Arbeni Gashi thotë se ekipit garues të VV'së në zgjedhje u janë ndalë të gjitha paraqitjet: Ky është Albin Kurti - Gazeta Express
string(110) "arbeni-gashi-thote-se-ekipit-garues-te-vvse-ne-zgjedhje-u-jane-ndale-te-gjitha-paraqitjet-ky-eshte-albin-kurti"

Lajme

Gazeta Express

09/01/2025 18:01

Arbeni Gashi thotë se ekipit garues të VV’së në zgjedhje u janë ndalë të gjitha paraqitjet: Ky është Albin Kurti

Lajme

Gazeta Express

09/01/2025 18:01

Arben Gashi i LDK’së ka thënë se ekipit garues të VV’së në zgjedhje u janë ndalë të gjitha paraqitjet televizibve.

Kandidati për deputet ka thënë se VV i ka ikur debatit në parlament, në interpelanca nuk është paraqitur dhe i ka “paralizuar” komisionet hetimore parlamentare.

“Në Parlament i ik debatit. Në interpelanca nuk paraqitet. Komisionet hetimore parlamentare i paralizon. Debateve televizive iu shmanget. Dhe së fundmi, i paska ndaluar gjithë ekipin garues të LVV-së që të mos paraqiten askund.”

Sipas tij për VV “llogaridhënia parlamentare nuk duhet të bëhet; hetimi parlamentar duhet të ndalohet, sepse i nxjerr në pah Martinat, Ngagipat, Rozetat – hajnat që fshihen pas skemave të tij; debati parlamentar dhe televiziv ia zbardh përgjegjësinë e dështimeve”.

Ai ka thënë se Kosova ka nevojë për ndryshim.

“Ky është Albin Kurti dhe kjo është qeverisja e tij 4-vjeçare. Tashmë është e qartë: Kosova ka nevojë për ndryshim! Koha është për veprim – bëhu ndryshimi!”

Advertisement
Advertisement
Advertisement