Kremlini për komentet e Trump: Falë Zotit, në nivel deklaratash - Rusia ka interesa kombëtare në Arktik - Gazeta Express
string(99) "kremlini-per-komentet-e-trump-fale-zotit-ne-nivel-deklaratash-rusia-ka-interesa-kombetare-ne-arktik"

Lajme

Gazeta Express

09/01/2025 16:14

Kremlini për komentet e Trump: Falë Zotit, në nivel deklaratash – Rusia ka interesa kombëtare në Arktik

Lajme

Gazeta Express

09/01/2025 16:14

Kremlini tha të enjten se Rusia kishte interesa strategjike kombëtare në Arktik, kur iu kërkua të komentonte deklaratat e presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump për marrjen e Groenlandës, e Kanadasë dhe marrjen e kontrollit të Kanalit të Panamasë.

Trump, i cili merr detyrën më 20 janar, ka refuzuar të përjashtojë përdorimin e veprimeve ushtarake ose ekonomike për marrjen e Kanalit të Panamasë dhe Grenlandës, pjesë e një agjende më të gjerë ekspansioniste që ai ka promovuar që nga fitorja e zgjedhjeve të 5 nëntorit, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

Trump ka hedhur gjithashtu idenë e kthimit të Kanadasë në një shtet të SHBA-së dhe ka premtuar të ndryshojë emrin e Gjirit të Meksikës në Gjirin e Amerikës.

Kur u pyet për komentet e Trump për Grenlandën dhe Kanadanë, Kremlini tha se Rusia, e cila ka bregdetin më të madh të Arktikut, po vëzhgonte nga afër “zhvillimin dramatik” të situatës.

“Arktiku është një zonë e interesave tona kombëtare, e interesave tona strategjike”, tha Peskov. “Ne jemi të interesuar të ruajmë atmosferën e paqes dhe stabilitetit në zonën e Arktikut.”

“Ne po e shikojmë me shumë vëmendje zhvillimin mjaft dramatik të situatës, por deri më tani, falë Zotit, në nivel deklaratash”.

Peskov tha se përpjekjet e SHBA-së për të fituar Grenlandën, që datojnë në shekullin e 19-të, ishin çështje e Shteteve të Bashkuara dhe Danimarkës, por ai vuri në dukje se Europa po reagonte me shumë kujdes ndaj deklaratave të Trump.

“Europa reagon shumë me ndrojtje dhe sigurisht është e frikshme të reagosh ndaj fjalëve të Trump, prandaj Europa reagon me shumë kujdes, modesti, në heshtje, pothuajse me një pëshpëritje”, tha Peskov.

Kancelari gjerman Olaf Scholz shprehu habinë për komentet e Trump për Grenlandën dhe Kanadanë, duke thënë se partnerët europianë ranë dakord se paprekshmëria e kufijve ishte një parim themelor i së drejtës ndërkombëtare.

Kur u pyet në lidhje me komentet e Trump në lidhje me Kanalin e Panamasë, të cilin Shtetet e Bashkuara e ndërtuan dhe e kishin në pronësi përpara se t’ia jepnin Panamasë në vitin 1999, Kremlini tha se i kishte dëgjuar deklaratat, por se është çështje e Shteteve të Bashkuara dhe Panamasë që të rregullonin.

“Të vetmet duar që kontrollojnë kanalin janë panamezët dhe kështu do të vazhdojë të jetë”, u tha gazetarëve të martën Ministri i Jashtëm Javier Martinez-Acha.

Advertisement
Advertisement
Advertisement