Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është takuar me ish-deputetin Ervin Salianji në burgun e Fierit paraditen e sotme.
Në një prononcim për mediat, Berisha tha se “çështja Salianji është një çështje ndërkombëtare”.
“Vendosmëria e tij (Salianjit) në këtë betejë është e plotë. Biseduam për vazhdimin e betejës sonë. Çështja Salianji është çështje ndërkombëtare. Krimi dhe shteti janë sipërmarrje e përbashkët. Në mënyrë absolute, drejtësia do të kishte mbështetjen e PD si parti e shtetit ligjor, nëse kjo drejtësi nuk do bëhej një mashë e vërtetë politike.
Me akuzën se ka bërë kallëzim të rremë, kur në prokurori s’ka bërë asnjë kallëzim. Drejtësia është një mashë në duart e diktaturës. Janë Shqipëria ka një drejtësi të kontrolluar. Është palë në bllokimin e rotacionit. Nuk është vlerësimi Berishës, por i qendrës kombëtare demokrate. Përmbysja e diktaturës është misioni që unë kam deri në fund të jetës sime.”, tha Berisha.
Reisebüro Prishtina ofron shërbime të sigurta, të shpejta dhe të besueshme, duke mbetur zgjedhja kryesore për ata që udhëtojnë nga...