Gjysmëfinalja e parë e Carabao Cup i takon Tottenhamit, e mposht Liverpoolin në formë - Gazeta Express
string(84) "gjysmefinalja-e-pare-e-carabao-cup-i-takon-tottenhamit-e-mposht-liverpoolin-ne-forme"

Futboll

Gazeta Express

08/01/2025 23:07

Gjysmëfinalja e parë e Carabao Cup i takon Tottenhamit, e mposht Liverpoolin në formë

Futboll

Gazeta Express

08/01/2025 23:07

Tottenhami ka shënuar fitore në ndeshjen e parë gjysmëfinale në Carabao Cup ndaj Liverpoolit.

Dueli i zhvilluar në Londër i takoi vendasve që triumfuan minimalisht 1:0, shkruan Gazeta Express.

Pjesa e parë u mbyll pa gola të shënuar dhe me dy lëndime, nga një në secilën anë.

E goli i fitores erdhi shumë vonë.

Ishte Bergvall që shënoi në minutën e 86-të pas asistit nga Solanke.

Përkundër fitores, gjithçka mbetet e hapur në ndeshjen e kthimit që luhet në “Anfield Road”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement