I rrethuar nga dhjetëra policë, ekstradohet në Shqipëri "mbreti" i kokainës Dritan Rexhepi - Gazeta Express
string(87) "ekstradohet-ne-shqiperi-mbreti-i-kokaines-dritan-rexhepi-i-rrethuar-nga-dhjetera-police"

Shqiperi

Gazeta Express

08/01/2025 15:28

I rrethuar nga dhjetëra policë, ekstradohet në Shqipëri “mbreti” i kokainës Dritan Rexhepi

Shqiperi

Gazeta Express

08/01/2025 15:28

Dritan Rexhepi i konsideruar si mbreti i kokainës është ekstraduaar ditën e sotme nga Turqia në Shqipëri, nën masa të rrepata sigurie. Ai shihet i rrethuar nga dhjetëra policë.

Në vitin 2020, GjKKO-ja i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, kryer në bashkëpunim, ”Fshehja dhe asgjësimi i kufomës”, “Trafikimi i lëndëve narkotike”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Dritan Rexhepi alias Gramos Rexhepi akuzohet se në bashkëpunim me shtetasin Gentan Doçaj, ka urdhëruar rrëmbimin e shtetasit Jan Prenga, pasi dyshonte se në vitin 2019, vëllai i Prengës, kishte vjedhur në Angli, një kontenier me lëndë narkotike në pronësi të 45-vjeçarit dhe bashkëpunëtorit të tij;

Në vitin 2015, Gjykata e Fierit e ka dënuar me 4 vjet burgim, për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave” dhe “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”;

Në vitin 2013, është dënuar nga Gjykata për Krimet e Rënda, me 25 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim, si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Më datë 06.10.1999, në një lokal në Krujë, 45-vjeçari, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, ka vrarë me armë zjarri, shtetasin Durim Kasmi, si dhe ka plagosur pronarin e lokalit, shtetasin R. B., i cili ka humbur jetën më pas në spital.

Advertisement
Advertisement
Advertisement