I shumëkërkuar Dritan Rexhepi alias Gramos Rexhep do të ekstradohet sot nga Turqia për tu përballur me akuzat e ngritura në Shqipëri.
Rexhepi po gjykohet për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës. Sipas SPAK ai është personi që ka dhënë urdhrin për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës.
Ndër të tjera, Rexhepi është dënuar me 25 vjet burg nga Gjykata për vrasjen e efektivit Durim Kasmit, ngjarje e ndodhur në vitin 1998. Edhe Italia e ka dënuar në mungesë Rexhepin me 20 vite burg për trafik ndërkombëtar droge.