Diaspora mund të votojë që nga nesër - Gazeta Express
string(36) "diaspora-mund-te-votoje-qe-nga-neser"

Lajme

Gazeta Express

08/01/2025 9:57

Diaspora mund të votojë që nga nesër

Lajme

Gazeta Express

08/01/2025 9:57

KQZ-ja pritet ta miratojë sot fletën e votimit për zgjedhjet e 9 shkurtit, e nesër më 9 janar nis procesi i votimit për votuesit e regjistruar jashtë Kosovës.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka konfirmuar për Ekonomia Online se pas tërheqjes së shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim, në mbledhjen e sotme, KQZ ka në rend dite shqyrtimin dhe miratimin e dizajnit dhe përmbajtjes së fletëvotimit për Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025.

Elezi ka njoftuar se të enjten pritet të fillojë votimi për votuesit e regjistruar jashtë Kosovës.

“Pasi KQZ të miratojë fletëvotimin e zgjedhjeve, më 9 janar do të fillojë procesi i votimit jashtë Kosovës për votuesit e regjistruar për të votuar përmes postës”, tha ai.

Gjithashtu, Elezi ka theksuar se miratimi i fletëvotimit mund t’iu shërbejë edhe subjekteve politike gjatë fushatës zgjedhore, e cila fillon zyrtarisht më 11 janar.

Advertisement
Advertisement
Advertisement